Gjendet pa shenja jete një burrë në Prizren

Gjendet pa shenja jete një burrë në Prizren

Kronika August 24, 2024 - 08:45

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së premtes në Prizren.

Policia njofton se ka pranuar një informatë nga urgjenca se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë dhe në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri