Pamje nga vendi i ngjarjes në “Kodrën e Trimave”, ku një grua dyshohet se vrau kunatin e saj
Kronika
August 20, 2024 - 21:35
Një vrasje ka ndodhur sonte rreth orës 19:20 në rrugën “Ismet Krasniqi” në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.
Siç ka bërë të ditur për Zeri.info, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishitnës, Flora Ahmeti, e dyshuara me inicialet N.M., është vetëdorëzuar në Polici.

Sipas pamjeve të publikuara nga Ballkani.info, në rrugën “Ismet Krasniqi”, vendi ku ka ndodhur ngjarja, Policia tashmë e ka rrethuar perimetrin dhe aty po qëndron edhe ekipi i Forenzikës.