Aksident i rëndë në Kroaci, vdes shoferja kroate e dy kosovarë në rrezik për jetën

Aksident i rëndë në Kroaci, vdes shoferja kroate e dy kosovarë në rrezik për jetën

Kronika August 16, 2024 - 12:47

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Kroaci, ku për pasojë një person ka vdekur dhe gjashtë persona janë lënduar.

Bëhet e ditur se nga ky aksident e vdekur ka mbetur një 45-vjeçare kroate, e cila ishte duke e drejtuar veturën e saj.

Siç shkrua “Index.hr”, përcjell Zeri.info, aksidentin e ka shkaktuar një 40-vjeçar kosovar me veturë me targa sllovene, i cili ka qenë me tre pasagjerë të tjerë, një grua 42-vjeçare, një fëmijë 11-vjeçar dhe një tjetër 18.

“Index.hr” bën të ditur se në veturën e kroates kanë qenë dy shtetas të Polonisë, një grua 45-vjeçare dhe një 48-vjeçar, të cilët kanë pësuar lëndime të rënda fizike, por janë jashtë rrezikut për jetën. Pasagjerët e lënduar janë mbajtur për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Dubrovnikut pas ndihmës së dhënë.

Ndërkaq edhe 40-vjeçari kosovar po trajtohet në po të njëjtin spital, pasi ka marrë lëndime të rënda, përcjell më tutje Zeri.info.

Bëhet e ditur se në gjendje të rëndë e në rrezik për jetën janë fëmija 11-vjeçar dhe gruaja 42-vjeçare, e cila ishte në veturën e kosovarit, ndërkaq 18-vjeçari është lënduar lehtë dhe tashmë është liruar në shtëpi.

Bëhet e ditur se deri tek aksidenti ka ardhur kur 40-vjeçari kosovar, derisa ka qenë duke lëvizur, ka bërë tejkalim të korsisë dhe është aksidentuar me veturën me targat kroate.

Siç shkruan “Index.hr”, menjëherë pas lirimit nga spitali i shoferit 40-vjeçar, policia e Dubrovnikut do të nisë hetimin penal nën dyshimin e kryerjes së veprës penale të shkaktimit të një aksidenti trafiku në komunikacionin rrugor. /Zëri