Arratiset edhe një i burgosur

Arratiset edhe një i burgosur

Kronika August 07, 2024 - 10:20

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot, rreth orës 06:30, nga Reparti i Hematologjisë në SHSKUK ka ikur i burgosuri L.Xh, i njëjti ishte i akuzuar për veprën penale “Fajde”.

Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, ndërsa është njoftuar edhe policia, raporton Zeri.info.

“SHKK-ja ka filluar hetimet për të zbuluar se si ka ndodhur rasti dhe do t'ju mbajë të informuar”, thuhet në njoftimin e SHKK-së. /Zëri