Të shtëna me armë zjarri në parkun nacional “Sharri” në Kaçanik, policia sekuestron armë dhe municion
Foto: Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri në parkun nacional “Sharri” në Kaçanik, policia sekuestron armë dhe municion

Kronika August 04, 2024 - 13:00

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 23:30 kanë pranuar informacion se në Parkun Nacional “Sharri” në Kaçanik kishte të shtëna me armë të zjarrit.

Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë dy persoa: R.V (M/K) i moshës 23 vjeçar dhe E.V (M/K) i moshës 18 vjeçar, tek të cilët janë gjetur dy armë, me të cilat dyshohet se kanë shtënë në ajër.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si prova materiale janë sekuestruar armët dhe sasia e municionit.

Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ” Mbajtje në pronësi, kontroll, apo posedim i paautorizuar i armës”.

“Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për veprat penale që rrezikojnë jetën e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”.