Sot i jepet lamtumira e fundit të riut që ishte plagosur me babanë e vëllain

Sot i jepet lamtumira e fundit të riut që ishte plagosur me babanë e vëllain

Kronika August 03, 2024 - 12:30

I riu nga Peja, Jetart Berisha, viktima e dytë e rastit të rëndë që ndodhi më 22 maj në Pejë, ku babai me dy djemtë u qëlluan me armë zjarri vdiq dje. Jetartit do t’i jepet sot lamtumira e fundit.

Familja ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e fshatit Baran në Pejë, nga ora 16:00.

Kujtojmë se më 7 qershor kishte ndërruar jetë edhe babai i Jetart Berishës, Jeton Berisha.

I dyshuari për këtë rast Agron Gashi, ndodhet nën masën e paraburgimit.

Image