Një kosovar bën vetëvrasje në burgun e Zvicrës
Kronika
August 03, 2024 - 10:09
Një i burgosur ka bere vetëvrasje te enjten e fundit në burgun e Lozanës të Bois-Mermet. Ai eshte kosovari 35-vjeçar i cili ka vrarë veten në burgun Bois-Mermet në Lozanë.
Trupi i tij u gjet i pajetë në qeli të enjten në mëngjes, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar buirmeve nga polcia dhe Miknistria Publike e Kanotninit te Vaudit.
Sipas Le Canton27.ch, stafi i burgut u alarmua rreth orës 5:40 të mëngjesit nga një tjetër i burgosur. Oficerët tentuan ringjalljen dhe njoftuan shërbimet e urgjencës, por nuk arritën ta shpëtonin këtë person.
Prokuroria Publike ka hapur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje. Gjetjet e para tentojnë të përjashtojnë ndërhyrjen e një pale të tretë.