Zjarri i doli nga kontrolli dhe dogji tri vetura, shoqërohet në polici mirëmbajtësi i një fabrike në Ferizaj
Kronika
August 03, 2024 - 08:56
Një zjarr ka përfshirë tri vetura të punëtorëve të një fabrike në Ferizaj.
Shkaktar i këtij incidenti po dyshohet të jetë mirëmbajtësi i fabrikës i cili është shoqëruar në Polici, transmeton Zeri.info.
“Është shoqëruar në stacionin policor mirëmbajtësi i fabrikës, i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nga pa kujdesia e tij zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe janë përfshirë në zjarr tri vetura të punëtorëve të njëjtës fabrikë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri