Sulmoi fizikisht vajzën e saj, arrestohet një grua në Pejë
Kronika
August 02, 2024 - 09:40
Një grua në Pejë është arrestuar për dhunë në familje.
Ajo dyshohet se ka sulmuar fizikisht vajzën e saj, e cila më pas ka pranuar trajtim mjekësor, transmeton Zeri.info.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e njëjta pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht vajzën e saj, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara, me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri