Dy të arrestuar në Fushë-Kosovë pasi rrahën, kanosën me thikë dhe ia thyen telefonin babait të tyre
Kronika
August 01, 2024 - 09:57
Dy persona janë arrestuar dje në Fushë-Kosovë.
Ata dyshohet se kishin kanosur me thikë, sulmuar fizikisht dhe i kishin thyer telefonin babait të tyre.
“Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri