Velipojë: Lëndohet 8-vjeçarja bie nga skafi

Velipojë: Lëndohet 8-vjeçarja bie nga skafi

Kronika July 28, 2024 - 20:49

Një 8-vjeçare e ka lënduar këmbën pasi ra nga skafi ku po lundronte me familjen në plazhin e Velipojës.

Ajo është dërguar në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

“Në plazhin e Velipojës, një shtetase e mitur 8-vjeçare, e shoqëruar nga familjarët e saj, dyshohet se gjatë kohës që lundronin me një mjet lundrues skaf të familjarit të tyre aksidentalisht është rrëzuar dhe ka dëmtuar lehtë këmbën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtuesi i mjetit lundrues, 57-vjeçari me iniciale D. H., është shoqëruar në ambientet e Policisë Kufitare për veprime të mëtejshme, ndërsa mjeti lundrues skaf është bllokuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.