IPK-ja suspendon dy policë në Pejë: Tentuan ta lirojnë nga qendra e ndalimit një të dyshuar
Foto: Laura Hasani

IPK-ja suspendon dy policë në Pejë: Tentuan ta lirojnë nga qendra e ndalimit një të dyshuar

Kronika July 28, 2024 - 19:25

Inspektorati Policor i Kosovës i ka suspenduar dy policë në Pejë.

Sipas IPK-së, dy policët dyshohet se kanë tentuar ta lirojnë përkohësisht një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje, i cili ishte arrestuar nga policia në Pejë dhe ishte në qendrën e ndalimit në stacionin policor.

“Hetuesit e IPK menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe kanë ndërmarre veprime paraprake hetimore në konsultim me Prokurorinë e Shtetit. Në kuadër të hetimit dhe veprimeve tjera të natyrës administrative, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për dy zyrtarët policorë  të dyshuar në këtë rast”, thuhet në njoftimin e IPK-së, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Inspektorati Policor tha se në kuadër të autorizimeve dhe në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, do të marrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave në këtë rast.