Zjarri në Miradi të Fushë-Kosovës, Policia jep detaje [video]

Zjarri në Miradi të Fushë-Kosovës, Policia jep detaje [video]

Kronika July 28, 2024 - 13:01

Mesditën e sotme një objekt është përfshirë nga zjarri në fshatin Miradi të Fushë-Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Zeri.info, se bëhet fjalë për një depo e cila është përfshirë nga zjarri dhe fatmirësisht përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se në fshatin Miradi të Fushë Kosovës, një objekt (depo) është përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar”, ka treguar Ahmeti.

Zeri.info ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, të cilat mund t’i shihni më poshtë: