Publikohet emri dhe fotografia e të riut që vdiq aksidentalisht te “Maja e Thatë” në Valbonë
Foto: Facebook

Publikohet emri dhe fotografia e të riut që vdiq aksidentalisht te “Maja e Thatë” në Valbonë

Kronika July 28, 2024 - 11:55

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka publikuar emrin dhe fotografinë e të riut që vdiq aksidentalisht dje në Valbonë.

Ai ka thënë se viktima është Liridon Azemi nga Podujeva.

“Me dhimbje të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen tragjike të mërgimtarit nga Podujeva, Liridon Azemi.”

Bulliqi i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të të ndjerit.

“Ky rast i rëndë na preku thellësisht të gjithëve, veçanërisht duke i ditur rrethanat e vdekjes. Në këto çaste të rënda për familjen dhe miqtë e të ndjerit është vështirë të gjinden fjalë ngushëlluese, por megjithatë secili duhet të gjej forcë për ta tejkaluar këtë dhimbje të madhe. I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e shokëve të tij! Lutemi që raste të tilla të mos ndodhin më!”, ka shkruar Bulliqi.

Image

Portali lokal “Llapi.info” mbrëmë ka raportuar se Liridon Azemi është mërgimtar nga Podujeva që ka vdekur në Valbonë. Trupi i 25-vjeçarit është tërhequr nga ekipet e kërkim shpëtimit nga Shqipëria dhe Kosova.