Sulmoi klientin derisa ishte duke pirë, arrestohet pronari i një lokali në Leposaviq
Foto: Zëri / Ilustrim

Sulmoi klientin derisa ishte duke pirë, arrestohet pronari i një lokali në Leposaviq

Kronika July 28, 2024 - 09:08

Një qytetar është sulmuar fizikisht nga pronari i një lokali derisa ishte duke pirë.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, në Leshak të Leposaviqit.

Policia njofton se më pas vëllai i viktimës ka dëmtuar veturën e pronarit të lokalit.

“Leshak, Leposaviq / 27.07.2024 – 01:20. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte duke pirë në lokalin e të dyshuarit kosovar është sulmuar fizikisht nga pronari i lokalit me ç’rast ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Më pastaj vëllai i viktimës i dyshuari kosovar në ndikim të alkoolit me një shishe i ka dëmtuar veturën të dyshuarit (pronarit të lokalit)”, thuhet në raport.

Policia ka bërë të ditur se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuarit tjetër është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri