Vazhdon kërkimi për kosovarin që dyshohet se ka vdekur në zonën e Alpeve në Valbonë

Vazhdon kërkimi për kosovarin që dyshohet se ka vdekur në zonën e Alpeve në Valbonë

Kronika July 27, 2024 - 11:02

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës [SHKSHMK], së bashku me autoritetet në Shqipëri, edhe sot janë duke vazhduar operacionin në zonën e Alpeve në Valbonë ku po dyshohet se një kosovar ka humbur jetën.

SHKSHMK-ja ka bërë të ditur se edhe sot po vazhdojnë operacioni i kërkim-shpëtimit në vendin e njohur si “Maja e thatë”, raporton Zeri.info.

Ky operacion ak nisur që nga e premta, ndërsa po konsiderohet si një operacion i ndërlikuar për shkak të terrenit.

MEdiat në shqipëri kanë raportuar se një alpinist nga Kosova është rrëzuar dhe ka humbur jetën në zonën e Alpeve, në vendin e quajtur “Maja e thatë” mbi Valbonë.

Incidenti tragjik ka ndodhur në një terren shumë të thepisur dhe shkëmbor, nuk mund të ndërhyhet as në rrugë tokësore dhe as me helikopter, përveçse nga alpinistë të certifikuar që varen me litar për nxjerrjen e trupit të pajetë. /Zëri