Gruaja në Obiliq e raporton për dhunim burrin me të cilin bashkëjeton tash e 4 muaj

Gruaja në Obiliq e raporton për dhunim burrin me të cilin bashkëjeton tash e 4 muaj

Kronika July 27, 2024 - 08:31

Të premten një femër ka raportuar në polici se burri me të cilin bashkëjeton prej 4 muajsh, e ka dhunuar.

Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar, transmeton Zeri.info.

“Më 26.07.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin është duke bashkëjetuar prej 4 muajsh, ka shkaktuar dhunë dhe duke e kanosur e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Viktima është dërguar për egazminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri