Në Podujevë gjenden eshtra njeriu që dyshohet se janë nga lufta e fundit

Në Podujevë gjenden eshtra njeriu që dyshohet se janë nga lufta e fundit

Kronika July 27, 2024 - 08:28

Në Podujevë janë hasur gjetje eshtërore që besohet se janë të trupit të njeriut dhe i përkasin periudhës së luftës së fundit.

Policia ka bërë të ditur se gjetjet eshtërore janë tërhequr nga zyra e Mjekësisë Ligjore dhe janë dërguar për obduksion dhe identifikim, transmeton Zeri.info.

“Podujevë Viti 1999. Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore, kanë realizuar urdhëresën për ekshumim në një lokacion në komunën e Podujevës, ku janë hasur gjetje eshtërore që besohet se janë të trupit të njeriut dhe i përkasin periudhës së luftës së fundit. Gjetjet eshtërore janë tërhequr nga zyrtarët e IML-së dhe janë dërguar për obduksion dhe identifikim”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri