Një alpinist nga Kosova dyshohet se ka vdekur në Valbonë
Kronika
July 26, 2024 - 18:56
Një alpinist nga Kosova raportohet se ka vdekur në zonën e Alpeve në vendin e quajtur “Maja e thatë” në Valbonë të Shqipërisë.
Incidenti ka ndodhur në një terren shkëmbor, gjë që e e bën të pamundur ndërhyrjen nga toka e ajri, përveç nga alpinistë të certifikuar që varen me litar për nxjerrjen e trupit të pajetë.
Për këtë, raportohet se është njoftuar grupi i alpinistëve nga Kosova për ta nxjerrë trupin. /tch