Një muaj paraburgim për serbin, që dyshohet se mori pjesë në sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan
Kronika
July 26, 2024 - 14:51
Një muaj paraburgim i është caktuar serbit, i cili u arrestua dje në Mitrovicë.
Lajmin e ka bërë të ditur avokatja e tij, Jovana Filipoviq, transmeton Zeri.info.
Serbi i arrestuar me inicialet D.D., sipas avokates, do të transferohet në Qendrën e Paraburgimit në Podujevë.
Ai dyshohet për pjesëmarrje në trazirat para Komunës së Zveçanit në maj të vitit të kaluar për rastin e sulmit ndaj forcave ndërkombëtare të sigurisë, ndërsa akuzohet edhe për “Pjesëmarrje në veprimtari antikushtetuese”, me qëllim të goditjes së rendit kushtetues të Kosovës, rrezikut për personat nën mbrojtje ndërkombëtare, “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmit” dhe “Sulm ndaj një zyrtari”. /Zëri