Pamje nga vendi ku u dogjën dy vetura zyrtare të Komunës së Zveçanit [video]
Kronika
July 26, 2024 - 10:08
Dy vetura zyrtare janë djegur sot pas mesnate para objektit të Komunës së Zveçanit.
Policia ka konfirmuar rastin, ndërsa tha se zjarrfikësit kanë shuar zjarrin dhe rasti po hetohet, transmeton Zeri.info.
“Raportohet se nga persona të panjohur u është vënë zjarri dy veturave zyrtare, të cilat ishin të parkuara para Komunës. Lidhur me rastin zjarrfikësit kanë shuar zjarrin dhe rasti u nënshtrohet procedurave hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.
Media lokale në gjuhën serbe “Kossev” ka publikuar sot pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen edhe veturat e djegura. /Zëri