Theret me thikë një person, njëri i dyshuar arrestohet e tjetri në arrati

Theret me thikë një person, njëri i dyshuar arrestohet e tjetri në arrati

Kronika July 26, 2024 - 09:54

Një person është arrestuar dhe një tjetër gjendet në arrati, pasi dyshohen se kanë therur me thikë një person në Prishtinë.

Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore, transmeton Zeri.info.

“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi pas një mosmarrëveshjeje është therur me thikë nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në arrati”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri