Dërgohen në QKUK dy persona nga Skënderaj, që u therën me thikë
Kronika
July 26, 2024 - 09:44
Dy persona janë therur me thikë të enjten pas mesnate në Skënderaj.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa viktimat janë dërguar në QKUK, transmeton Zeri.info.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi pas një mosmarrëveshjeje ka therur me thikë dy viktimat, meshkuj kosovarë. Viktima janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri