Vdes një grua nga Klina në Spitalin e Pejës, Policia po heton rastin
Kronika
July 26, 2024 - 09:34
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një vdekje, që ka ndodhur të enjten në Spitalin e Pejës.
Ajo ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore nga QKMF-ja e Klinës në Spitalin e Pejës, ku më pas kishte vdekur, transmeton Zeri.info.
“Nga Spitali i Pejës është informuar se viktima femër kosovare, e cila ishte sjellë nga QKMF-ja në Klinë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri