Digjen dy vetura të Komunës së Zveçanit
Foto:Ilustrim

Digjen dy vetura të Komunës së Zveçanit

Kronika July 26, 2024 - 09:16

Policia e Kosovës e ka konfirmuar djegien e dy veturave të Komunës së Zveçanit.

Veton Elshani, zv.drejtor i Policisë së Kosovës në veri, ka konfirmuar se veturat kanë qenë në parkingun e Komunës.

“Sot në mëngjes, rreth orës 01:40, janë djegur dy vetura të Komunës së Zveçanit, të cilat kanë qenë në parkingun e Komunës. Përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar, ndërsa policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet”, tha Elshani për “Dukagjinin”.