Shtiu në aheng me armë, arrestohet 36-vjeçari në Ferizaj

Shtiu në aheng me armë, arrestohet 36-vjeçari në Ferizaj

Kronika July 25, 2024 - 14:17

Një 36-vjeçar me inicialet R.H. është arrestuar sot pas mesnate në fshatin Gërlicë të Ferizajt.

Ai dyshohet se ka thënë me armë zjarri në një aheng familjar, ndërsa tek i njëjti është gjetur arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se ka shtënë gjatë ahengut.

“I dyshuari R.H. është shoqëruar në Stacionin e Policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të tjera hetimore, ndërsa si provë materiale janë sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë) dhe disa gëzhoja” ,thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti është cilësuar “Përdorim i armës ose mjetit të rrezikshëm”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Me këtë rast Policia Rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët të bashkëpunojnë me Policinë. Sa herë që kanë informacione për veprat penale që rrezikojnë jetën e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë.

Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë. /Zëri

Image
Arma e sekuestruar