Gjenden tri granata dore në Fushë-Kosovë, FSK-ja bën çminimin e tyre
Një person ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar, ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 09:45, në rrugën “Tahir Zemaj” në Fushë-Kosovë.
Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi për çminim i FSK-së ka tërhequr nga vendi i ngjarjes tri mjete të dyshuara, granata dore.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar, ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi për çminim i FSK-së ka tërhequr nga vendi i ngjarjes tri mjete të dyshuara, granata dore”, thuhet në raport.
Ndërkaq, sipas raportit, lidhur me rastin është njoftuar prokurori.