Vdes 16-vjeçari, i cili ishte plagosur nga polici në Dubravë të Istogut
Kronika
July 25, 2024 - 09:57
Getoar Kamberaj, nga fshati Uçë i Istogut, i cili ishte plagosur nga pjesëtari i Policisë, Fatjon Hoti, në Dubravë të Istogut, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Burimet e IndeksOnline kanë thënë se Geti nuk ka arritur t’u mbijetonte plagëve të marra nga arma e policit, i cili është edhe tezak i viktimës.
Polici është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës nën dyshimin se ka plagosur me armë zyrtare aksidentalisht një familjar të tij të mitur në kokë.
Polici në fjalë është arrestuar si i dyshuar për veprën penale “Vrasje, e mbetur në tentativë”, dhe ai me vendim të IPK-së është suspenduar nga detyra.
Sipas komunikatës për media të IPK-së, ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, më 16.07.2024, në fshatin Dubravë të Istogut.