Një nuse në Drenas e raporton vjehrrin për dhunë psikike
Kronika
July 25, 2024 - 09:44
Një grua nga Drenasi e ka raportuar në Polici vjehrrin e saj për dhunë të vazhdueshme psikike.
Policia thotë se për rastin ka njoftuar prokurorin, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.
“Ankuesja femër shqiptare, shtetase e Shqipërisë, ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psikike nga vjehrri i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri