Arrestohet një nga personat që sulmoi KFOR-in vitin e kaluar në Zveçan
Foto: Laura Hasani

Arrestohet një nga personat që sulmoi KFOR-in vitin e kaluar në Zveçan

Kronika July 24, 2024 - 21:12

Një person me iniciale D.D., është arrestuar sot nga policia pasi i njëjti dyshohet se sulmoi pjesëtarët e KFOR-it më 29 maj 2023 në Zveçan.

Policia bëri të ditur se ndaj të dyshuarit ishte ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale lidhur me rastin e sulmit ndaj forcave ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë dhe i identifikuar si një nga personat që ka përdorur dhunë aktive në Zveçan.

Po ashtu, policia bëri të ditur se ai është i dyshuar edhe për veprat penale “Bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Më tej, në njoftimin e policisë u tha se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, teksa policia publikoi edhe fotografinë e të dyshuarit duke sulmua me mjete të forta më 29 maj 2023.

Image