Arrestohet Ujkan Metaj, u arratis nga Dubrava 12 ditë më parë

Arrestohet Ujkan Metaj, u arratis nga Dubrava 12 ditë më parë

Kronika July 24, 2024 - 19:40

Është arrestuar Ujkan Metaj, i cili ishte arratisur nga Burgu i Dubravës 12 ditë më parë.

Policia ka thënë se identifikimit dhe lokalizimit të tij i ka paraprirë ndërmarrja e masave aktive hetimore dhe operative, të cilat kanë rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar.

“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po në këtë ditë, policia ka publikuar foton e Metajt, të dënuarit me 11 vjet burgim, që më 12 korrik kishte ikur nga Qendra Korrektuese e Dubravës, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij.

Metaj ishte shpallur sot në kërkim nga ana e policisë, teksa i njëjti ishte dënuar me 11 burgim pas përfshirjes në vrasjen së një polici të Kosovës gjatë një grabitjeje të një argjendarie në Istog. /Zëri