Suspendohet zyrtari i SHKK-së i cili u arrestua sot për mashtrim me bitcoin
Prokuroria në koordinim me policinë sot ka realizuar një aksion në rajonin e Prishtinës ku janë arrestuar pesë persona mesin e tyre edhe një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”.
Lidhur me këtë rast, SHKK-ja ka njoftuar se ka marrë vendim për suspendimin nga puna të zyrtarit korrektues L.B, për shkak të dyshimeve mbi sjellje të papërshtatshme, të cilat bien ndesh me Kodin e Etikës dhe rregullat e brendshme të institucionit tonë.
Ky vendim është marrë pasi i njëjti dyshohen se në bashkëkryerje me disa persona tjerë, janë përfshirë në mashtrim me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore.
"Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për të siguruar integritetin dhe profesionalizmin e stafit të tij, dhe nuk do të tolerojë asnjë formë të sjelljes së papranueshme”, thuhet në njoftim.
SHKK-ja ka shtuar se mbesin të angazhuar të bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet përkatëse dhe të sigurojnë transparencë të plotë në këtë çështje.