Aktakuzë ndaj gjashtë personave për shpëlarje parash, sekuestrohen mbi 1.6 milion euro pasuri

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për shpëlarje parash, sekuestrohen mbi 1.6 milion euro pasuri

Kronika July 24, 2024 - 14:01

Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë kundër gjashtë personave për shpëlarje parash dhe falsifikim të dokumenteve, ndërsa nga ky rast janë sekuestruar 1.6 milion euro pasuri.

Aktakuza është ngritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve E.K., Xh.Xh., A.H., R.B., M.V. dhe F.T., pasi ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtët kanë kryer veprën penale të kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi nga viti 2015 deri në vitin 2023, “Shpëlarja e parave”, e përcaktuar me Nenin 308, lidhur me Nenin 31 dhe 81 të KPRK-së dhe Nenin 56, par. 1, pika 1.6 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Ndërkaq, për të pandehurit E.K. dhe M.V. po ashtu ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer edhe veprën penale në bashkëkryerje “Falsifikimi i dokumenteve”, e përcaktuar me Nenin 390, lidhur me Nenin 31 të KPRK-së.

Vlera e pasurisë së sekuestruar në këtë rast është 1.629.929.77 euro, për të cilën Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që ta bëjë konfiskimin e saj. /Zëri