Vdes në QKUK një grua shtatzënë nga Malisheva

Vdes në QKUK një grua shtatzënë nga Malisheva

Kronika July 24, 2024 - 13:20

Një grua ka vdekur sot në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

E njëjta ishte aksidentuar dhe si pasojë e lëndimeve humbi jetën.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

“Pacientja është sjellë te ne rreth orës 8:30. Për fat të keq lëndimet ishin aq të rënda dhe e njëjta nuk ka arritur të mbijetojë. Fatkeqësisht ajo ndërroi jetë rreth orës 11:30”, tha Syla për Klankosova.tv.

Syla bëri të ditur se viktima ka qenë edhe shtatzënë.