Prokuroria bastis tri lokacione në Lipjan, sekuestron armë dhe arreston dy persona

Prokuroria bastis tri lokacione në Lipjan, sekuestron armë dhe arreston dy persona

Kronika July 24, 2024 - 10:49

Dy persona janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë sot në Lipjan, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se si rezultat i veprimeve hetimore të ndërmarra nga prokurori i Shtetit, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe gjykatën kompetente, nga bastisja e realizuar sot, në tri lokacione në komunën e Lipjanit, janë gjetur e sekuestruar:

Një “AK-47” me 10 fishekë;

Karikatorë;

Një pushkë e gjatë gjysmëautomatike;

Një pistoletë “Zoraki” (me gaz);

Një pushkë e gjatë automatike.

“Personat me inicialet H.A. dhe K.K., me urdhër të prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, sipas KPRK-së, derisa ndaj të njëjtëve do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim. /Zëri

Image

Image