Një 60-vjeçar humbi jetën pasi pësoi infarkt në plazhin e Fierit
Kronika
July 23, 2024 - 13:38
Një 60-vjeçar ka humbur jetën paraditen e kësaj të marte në plazhin e Pishporos në Fier.
Mësohet se 60-vjeçari ka qenë duke u larë në det, por i ka rënë infarkt në zemër.
“Rreth orës 12:15, shtetasi, rreth 60 vjeç, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin, në plazhin e Pish Poros, dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton Abc News.