Në Tiranë, me një plumb plagosen tre persona
Me një plumb janë plagosur një 36-vjeçare dhe dy vëllezër, gjatë një feste në një lokal në zonën e “Rrugës së Kavajës” në Tiranë në orët e para të mëngjesit së sotëm.
32-vjeçari dyshohet se armën që e kishte pa leje e ka shkrepur aksidentalisht, pasi e nxori për t’ua treguar kushërinjve të tij, me ç’rast plumbi i ka gërvishtur dy vëllezërit, ndërsa një grua e plagosi në zonën e barkut.
Tri viktimat janë transportuar për në një spital privat, ku vëllezërit 36 dhe 34 vjeç, pas ndihmës së parë, janë larguar në shtëpi, ndërsa gruaja që u plagos vazhdon mjekimin, por është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe arrestimin e autorit, raporton Top Channel.