Aksion në Pejë kundër mashtrimeve me patenta shoferi

Aksion në Pejë kundër mashtrimeve me patenta shoferi

Kronika July 23, 2024 - 09:43

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në koordinim me Prokurorin e Shtetit është duke zhvilluar një aksion në qytetin e Pejës.

Aksioni është duke u zhvilluar lidhur me mashtrimet për patenta shoferi.

Ai tha se detaje të tjera nuk mund të jepen për aksionin.

Lajmin e ka konfirmuar për Express kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj.

“Mundem me dhënë informatën se Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Pejë, në koordinim me prokurorin e Shtetit, është duke zhvilluar një aksion në qytetin e Pejës, që është në zhvillim e sipër. Nuk mund të japim asnjë detaj tjetër për momentin”.