Burri në Suharekë sulmon gruan dhe djalin e mitur, dërgohet në mbajtje
Kronika
July 23, 2024 - 09:02
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Suharekë për dhunë në familje.
Ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan dhe djalin e tyre të mitur, transmeton Zeri.info.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij të mitur. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari ka dorëzuar në polici një pushkë gjysmë automatike, një pistoletë dhe 13 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri