Policia në Mitrovicë ia gjen një serbi në automjet dy shpata, dy motoçikleta e gjëra të tjera të dyshimta
Kronika
July 23, 2024 - 08:53
Dje në Mitrovicë, gjatë kontrollit doganor në kombin drejtuar nga një mashkull, shtetas i Serbisë, janë gjetur dy motoçikleta, disa pako me gjëra personale, pesë shpata, një thikë, një pistoletë me gaz, katër kuti me nga 500 diabola, 50 mbushje me gaz dhe 12 gramë CO2, të cilat janë konfiskuar.
Policia ka bërë të ditur se pronari i mallit të konfiskuar është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri