Policia gjobit tre shoferë, u zunë duke bërë gara ilegale të shpejtësisë
Kronika
July 22, 2024 - 10:56
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur me nga 400 euro tre shoferë që janë zënë duke bërë gara ilegale të shpejtësisë në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Atyre gjithashtu u është ndaluar edhe drejtimi i mjetit me veprim motorik për 10 muaj.
“Njësia për Kontroll të Autostradave, në kuadër të planit ‘Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada’, ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtët janë gjobitur me nga 400 € dhe nga 10 muaj u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, si dhe janë larguar nga trafiku”, thuhet në njoftimin e Policisë.