Ferizaj: Shkoi për t’i marrë fëmijët, ish-bashkëshorti e dhunon nën kërcënimin e armës

Ferizaj: Shkoi për t’i marrë fëmijët, ish-bashkëshorti e dhunon nën kërcënimin e armës

Kronika July 20, 2024 - 08:35

Një grua ka raportuar se është dhunuar nga ish-bashkëshorti i saj në Ferizaj.

Ngjarja kishte ndodhur dje, kur gruaja kishte shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortit të saj për t’i marrë fëmijët, transmeton Zeri.info.

“Viktima femër kosovare, ka njoftuar se kur ka shkuar t’i merr fëmijët e saj tek shtëpia e ish bashkëshortit, ish bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, nën kërcënimin e armës e ka dhunuar. Viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit social dhe mbrojtësit të viktimave. I dyshuari është në arrati. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri