E gdhendur me inicialet UÇK, kjo është arma me të cilën rezistoi Faton Hajrizi [foto]
Kronika
July 19, 2024 - 15:15
Faton Hajrizi, i arratisur nga burgu në Kosovë, i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në Serbi, është vrarë, sipas ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq.
Sipas mediave serbe, Hajrizi është vërejtur nga pronari i një dyqani, i cili e kishte parë Hajrizin nga kamera teksa lëvizte. Pasi e pa në kamera, vazhdon raportimi, pronari e njoftoi policinë serbe.
Sipas këtyre raportimeve, Hajrizi nuk ka pranuar t’u dorëzohet policisë së Serbisë dhe ka shtënë në drejtim të tyre, ku edhe më pas është vrarë.
Mediat në Serbi kanë publikuar edhe armën me të cilën mendohet se Hajrizi i ka rezistuar policisë serbe, e në të cilën janë të gdhendura inicialet e UÇK-së. /Zëri