Prokuroria i fton për bashkëpunim të dëmtuarit nga “Bio Mulaku”

Prokuroria i fton për bashkëpunim të dëmtuarit nga “Bio Mulaku”

Kronika July 19, 2024 - 11:04

Prokuroria Themelore në Mitrovicë u ka bërë apel të gjithë personave që janë në cilësinë e të dëmtuarve, nga veprimtaria e jashtëligjshme “Bio Mulaku” në Vushtrri, të paraqiten në Polici për të dhënë dëshmi.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë u bën apel të gjithë personave që janë në cilësinë e të dëmtuarve, duke marrë trajtim ‘mjekësor’ nga personat me iniciale N.M. dhe P.I., të cilët kanë zhvilluar veprimtarinë në biznesin ‘Bio Mulaku’ në Vushtrri, e që dyshohen për veprat penale ‘Mashtrim’ dhe ‘Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit të tyre për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit”, thuhet në apelin e Prokurorisë, transmeton Zeri.info.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës thotë se janë duke vazhduar me trajtimin e këtij rasti. /Zëri