Vazhdojnë kërkimet në Serbi për kapjen e Faton Hajrizit

Vazhdojnë kërkimet në Serbi për kapjen e Faton Hajrizit

Kronika July 19, 2024 - 10:29

Mediat në Serbi po shkruajnë se është duke vazhduar kërkimi për kapjen e Faton Hajrizit, të dyshuarit për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri.

Në bregun e majtë dhe të djathtë të lumit Drina është duke u kontrolluar, pasi dyshohet se sulmuesi është drejtuar drejt lumit.

Në kërkim janë përfshirë helikopterë dhe dronë, shkruan RTS.

Të shtënat kanë ndodhur kur policët gjatë një kontrolli rutinë kanë ndalur një automjet me targa turke.
 

Në vend të ngjarjes janë gjetur dokumentacione të lëshuara nga Kosova dhe Gjermania.

Polici i plagosur nga të shtënat në afërsi të Lloznicës është në gjendje stabile dhe është i vetëdijshëm.