Vuçiqi e cilëson akt terrorist vrasjen e policit serb, për të cilin po dyshohet një shqiptar

Vuçiqi e cilëson akt terrorist vrasjen e policit serb, për të cilin po dyshohet një shqiptar

Kronika July 18, 2024 - 17:17

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot se një shqiptar vrau policin Nikola Krsmanoviq në Loznicë në një akt terrorist dhe se do të bëhet gjithçka për të ndihmuar familjen, por se kjo jetë e re nuk mund të kthehet.

“Edhe një herë, dua t'i shpreh ngushëllimet e mia familjes së Nikolla Krsmanoviqit , policit tonë që u vra nga ky shqiptar në një akt terrorist . Ajo që mund të bëjmë është të ndihmojmë familjen, të shprehim ngushëllimet tona. Fatkeqësisht, ne nuk mund ta kthejmë atë jetë të re” u tha Vuçiq gazetarëve në Londër, transmeton Zeir.info.

I pyetur nëse ka informacione të reja për rastin dhe se dy persona janë arrestuar menjëherë para përfshirjes së tij, ai tha se arrestimi është bërë dhe se po merr informacione nga MPB-ja për rastin.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar më herët se në Bijelinë është arrestuar një i dyshuar për transportimin e një personi nga Presheva në Loznicë, i cili dyshohet se ka vrarë një dhe ka plagosur një polic tjetër në afërsi të Loznicës.

Kujtojmë se në Lloznicë, qytetin perëndimor në Serbi, në kufi me Bosnje e Hercegovinën, në orët e para të së enjtes u vra një polic serb, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Policia serbe është në kërkim të sulmuesit.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajrizit - i lindur më 1991 - dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi. /Zëri