Rritje e rasteve të dhunës në familje, Policia raporton disa incidente të rënda
Rastet e dhunës në familje po vazhdojnë të jenë një problem serioz në Kosovë.
Policia ka raportuar disa incidente të rënda gjatë ditëve të fundit, duke theksuar nevojën për ndërhyrje të menjëhershme dhe mbështetje për viktimat.
Rastet sipas raportit ditor të Policisë:
Prishtinë / 23.06.2024 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili javë më parë kishte kanosur viktimat, një femër dhe një mashkull, kosovarë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Fushë-Kosovë / 17.07.2024 – 22:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka demoluar banesën dhe e ka shtyrë viktimën, e cila si pasojë ka pranuar trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar.
Fushë-Kosovë / 17.07.2024 – 13:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim policor.
Mitrovicë / 17.07.2024 – 10:00. Janë arrestuar dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull, kosovarë, pasi pas një mosmarrëveshjeje janë sulmuar fizikisht mes vete. Të njëjtët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Këto raste theksojnë një herë më shumë rëndësinë e trajtimit të çështjeve të dhunës në familje dhe nevojën për masa të forta mbrojtëse për viktimat.