Policia jep detaje të reja nga aksidenti me fatalitet në autostradën “Arbën Xhaferi”
Kronika
July 18, 2024 - 09:41
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku një këmbësor ka humbur jetën.
Fillimisht mbrëmë u tha se tri vetura janë përfshirë në aksident.
Përmes raportit ditor, policia ka dhënë detaje të reja.
“Ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me targa të huaja, një veturë me targa vendore dhe një këmbësor shtetas i RMV-së, i cili ka humbur jetën”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar një mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje. /Zëri