Vdes një person në Malishevë, rasti po hetohet
Foto: Zëri / Ilustrim

Vdes një person në Malishevë, rasti po hetohet

Kronika July 18, 2024 - 09:38

Një person ka vdekur në shtëpinë e tij, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 11:20, në Malishevë.

Tutje bëhet e ditur se rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

“Lidhur me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë tij ka vdekur, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.