Gjendet pa shenja jete në banesën e saj një grua në Lipjan

Gjendet pa shenja jete në banesën e saj një grua në Lipjan

Kronika July 17, 2024 - 10:33

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj mbrëmjen e së martës.

Policia e Kosovës në raportin ditor bën të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, përderisa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), për obduksion, shkruan Zeri.info.

Policia është duke e hetuar këtë rast.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

INCIDENTET KRIMINALE

HETIM I VDEKJES

Lipjan 16.07.2024-22:38. Raportohet se është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lidhur me rastin njësitet përkatëse kanë dalur në vendngjarje dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. /Zëri